Studimi i fundit: Të flesh pak, shton më shumë kilogramë! – Lajmi.net
Studimi i fundit: Të flesh pak, shton më shumë kilogramë!
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 16:00, 27 March 2018
Nuk është më sekret e as çudi që mungesa e gjumit ju bën më të shëndoshë.
Në një studim të publikuar në “Annals of Internal Medicine” persona me dietë të ndryshme ushqimore janë vënë në gjumë për të nxjerrë ndikimin e gjumit në organizëm dhe është vënë re se personat që flenë më pak janë më të shëndoshë se ata që flenë normalisht, pra 7 orë.
Ka edhe disa mekanizma biologjikë që e shpjegojnë këtë gjë.
Për shembull, nesë nuk flini aq sa duhet për 4 ditë, aftësia e trupi tuaj për t’ju përgjigjur sinjaleve të insulinës fillon të zbehet. Nëse nuk përgjigjet ndaj insulinës, qelizat yndyrore janë më pak të afta për të çliruar acide yndyrore dhe lipide që janë përgjegjëse për prodhimin e energjisë, kurse glukoza në gjak qëndron në nivele të larta dhe yndyrnat e tepërta bashkë me sheqernat që qarkullojnë në gjak bëjnë që niveli i insulinës të rritet akoma më shumë.
E gjithë kjo insulinë bën që ju të filloni të vini shtresa dhjami aty ku nuk duhet, si mëlçia përshembull, pasi dhjami në këtë organ shkakton diabet.
Insulina nuk është hormoni i vetëm që preket nga mungesa e gjumit.
Uria është e kontrolluar nga 2 hormone të tjera që janë leptina dhe “ghrelin”-a.
Leptina është një hormon që prodhohet në qelizat yndyrore dhe më pak leptinë e prodhuar do të thotë se stomaku juaj do të ndihet bosh dhe më pak ngopje. Pra, ju do të ndiheni më pas të uritur, ndërkohë që organizmi juaj do të ketë nevojë për ushqim.
Pra, për ta përmbledhur të gjithën, mungesa e gjumit iu bëm më të predispozuar të konsumoni ushqime që lidhen me rritjen e peshës trupore dhe sasisë së dhjamit në organizëm. Prandaj, për të shmangur kilogramët e tepërt sigurohuni të flini të paktën 7 orë gjumë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO