Studim: Në këtë fushë të karrierës, femrat janë shumë më të afta se meshkujt

Një studim i ri i publikuar në “JAMA Internal Medicine” ka zbuluar se doktoreshat ofrojnë kujdes më të mirë ndaj pacientit sesa meshkujt doktorë.

Lifestyle

21/12/2016 15:35

Studimi ka zbuluar se pacientët e trajtuar nga doktoreshat kanë pasur përqindje shumë më të vogël të vdekjes, krahasuar me pacientët që ishin trajtuar nga doktorët meshkuj në të njëjtin spital, transmeton Telegrafi.

Një numër i madh i studimeve kanë analizuar diferencat mes gjinive në industrinë mjekësore, dhe kanë zbuluar se femrat janë më të prira se meshkujt t’i ndjekin të gjithë udhërrëfyesit klinik.

Sidoqoftë, studimi nuk e shpjegon atë se përse pacientët e trajtuar nga doktoreshat janë duke jetuar më gjatë.

Vlen të ceket se studimet e fundit gjithashtu kanë zbuluar se mesatarisht doktorët meshkuj fitojnë rreth 20,000 dollarë më shumë sesa femrat.