Studim: Depresioni do të jetë sëmundja numër një në botë në vitin 2030

Është shkruar shumë për marrëdhënien mes fuqisë punëtore efektive dhe një vendi të punës të mirë.

Lifestyle

23/10/2017 15:20

Përkufizimi i lumturisë mund të keqkuptohet – shpesh shihet si prania e emocioneve pozitive dhe mungesa e atyre negative, të cilat çojnë në kulturë të punës që i bën njerëzit të shtypin emocionet pozitive, transmeton lajmi.net

Hulumtimet tregojnë se kjo rezulton në sëmundje afatgjatë fizike dhe emocionale.

Megjithatë, njerëzit e gënjejnë veten. Axhenda e lumtur është gënjeshtër, pasi që depresioni dhe vetëvrasja janë në rritje: 300 milion njerëz në mbarë botën janë duke vuajtur nga depresioni. Shqetësuese apo jo?

Një raport i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikoi se nëse asgjë nuk do të bëhet në këtë aspekt, deri në vitin 2030 depresioni do të jetë sëmundja numër një në botë.

Lumturia nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin e emocioneve pozitive, ka dy pjesë të tjera përbërëse: qëllimi dhe elasticiteti. Qëllimi i qartë dhe kuptimplotë është një element kyç në mbështetjen e lumturisë afatgjatë.

Dhe për shkak se emocionet negative janë një pjesë integrale e jetës, zhvillimi i elasticitetit është komponenti i tretë shumë i rëndësishëm i lumturisë, pasi na mundëson që të merren në mënyrë efektive me emocione negative kur ato dalin.

Punëdhënësit të cilët janë serioz në arritjen e efektivitetit dhe produktivitetit përmes një fuqie punëtore të lumtur duhet t’u sigurojnë punëtorëve mundësinë të bëjnë punë të angazhuar, kuptimplotë dhe të orientuar nga qëllimi i tyre, të jenë në gjendje të zhvillojnë marrëdhënie të mira dhe të përjetojnë një ndjenjë arritjeje, transmeton lajmi.net

Hulumtuesit sugjerojnë se punët e së ardhmes do të kërkojnë shumë më tepër inteligjencë emocionale për të plotësuar makinat e sofistikuara me të cilat punojmë.

Institucionet akademike duhet të marrin seriozisht mundësinë të luajnë një rol në zhvillimin e inteligjencës dhe mirëqenies së studentëve për të siguruar që universitetet të mbeten të rëndësishme në një botë ku revolucioni i katërt industrial kërkon integrimin e sistemeve fizike, kibernetike dhe biologjike dhe automatizimin e një numri në rritje të vendeve të punës.

Me nivelet e pashembullta të kompleksitetit dhe shoqërive të ndryshimit, të cilat kanë të bëjnë me të, është thelbësore të shqyrtohet se si sistemet e arsimit mund të evoluojnë për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë vetëdijesim dhe ndërgjegjësim shoqëror nëse ata duhet të lulëzojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë sapo të hyjnë në vendin e punës.

Njerëzit sjellin tre dimensione në tregun e punës: fizike, njohëse dhe emocionale. Makinat na kanë tejkaluar si në dimensionin fizik (sa më pak punë manuale është e nevojshme) dhe dimensionin njohës (Inteligjenca artificiale është gjithnjë e më e aftë të kapërcejë njerëzit në detyra të tilla si shahu dhe diagnoza mjekësore).

Ndërsa gjithnjë e më shumë vende pune janë automatizuar, natyra e vlerës që njerëzit do të shtojnë do të zhvillohet për t’u përqëndruar rreth krijimtarisë, lidhjes me të tjerët dhe vetë-përmbushjes.

Psikologu amerikan Daniel Goleman përcaktoi katër fushat e inteligjencës emocionale si: vetëdijesimi, ndërgjegjësimi shoqëror, vetë-menaxhimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve.

‘’Në vitin 2013, unë zhvillova një kurs në internet mbi inteligjencën emocionale, e cila u mor nga më shumë se 6,000 studentë nga 150 vende të ndryshme.’’

Kursi prezantoi ushtrime të shumta që synonin zhvillimin e katër fushave të Daniel Goleman.

Studentët, mes të tjerash u njohën me praktikën e meditimit dhe u mbështetën nëpërmjet zhvillimit të qëllimeve SMART (specifike, të matshme, ambicioze, relevante dhe me kohë), një deklaratë misioni dhe një deklaratë personale të vizionit.

Disa studentë kanë raportuar triumfet personale, të tilla si të qënit në gjendje të ngjiten në një mal, të kontrollojnë një hallakatje, të fillojnë një biznes dhe madje të martohen dhe të kapërcejnë mendimet vetëvrasëse. /Lajmi.net/