Studim: Buka e bardhë është e mirë për shëndetin

Duke u bazuar në ekspertët e Britanisë së Madhe, buka e bardhë është një burim i rëndësishëm i ushqimit dhe paralajmërimet për rrezik nga buka e bardhë nuk janë të vërteta, thotë gazeta The Sun. Një hulumtim i ri i bërë nga shkenctarja e ushqimit Dr.Aine O’Connor, duke u bazuar në Fondacionin e Ushqimit Britanik…

Lifestyle

10/03/2014 20:30

Duke u bazuar në ekspertët e Britanisë së Madhe, buka e bardhë është një burim i rëndësishëm i ushqimit dhe paralajmërimet për rrezik nga buka e bardhë nuk janë të vërteta, thotë gazeta The Sun.

Një hulumtim i ri i bërë nga shkenctarja e ushqimit Dr.Aine O’Connor, duke u bazuar në Fondacionin e Ushqimit Britanik në Londër, gjeti që mendimi se buka e bardhë është e rrezikshme ka qenë një gënjeshtër e bërë nga ushqimorët dhe shkenctarët e shëndetit në televizione të ndryshme.

“Profesionistët e shëndetit duhet t’i largojnë mendimet e tyre për bukën e bardhë. Buka është një burim i rëndësishëm i ushqimit”, tha ajo.

“Duke mos konsumuar bukë të bardhë nga mendimi se nuk është e mirë, njerëzit po humbin shumë vitamin vitale dhe minerale”, gjetën hulumtuesit.