Studenti i urologjisë realizon lindje në aeroplanin për New York (FOTO)

Një student i vitit të dytë në degën e Urologjisë, ka realizuar një lindje të një nëne 41vjeçare madje ndërsa gjendeshin në aeroplan.

Lifestyle

18/01/2018 19:58

Procesi i lindjes së nigerianes, pasoi pikërisht gjersa po gjendeshin në një udhëtim përmes një fluturimi tetë orësh nga Parisi për në Neë York, transmeton Klan Kosova.

Dr Sij Hemal i cili po kryente studimet në Francë, realizoi procesin e lindjes së zonjës nigeriane tërësisht papritur teksa ai po shijonte një shampanje në hapësirë ajrore.

Ai përdori lidhësin e këmishave për të lidhur dhe prerë kordonin e kërthizës për fëmijën Jake, i cili tani ka një pasaportë amerikane, sepse ata po fluturonin në hapësirën ajrore të SHBA-së kur dhe erdhi në jetë, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për Daily Mail Online, Dr Hemal tha se ishte i lumtur që gjithçka shkoi pa probleme dhe ka pranuar se gjendja shëndetësore e nënës së re, është e mirë.