Studentët refuzojnë dialogun, nesër protesta “finale”

Ka hyrë në ditën e shtatë protesta e studentëve përpara ministrisë së Arsimit.

Lajme

10/12/2018 15:27

Ata i kanë kthyer përgjigje negative ftesës së kryeministrit dhe ministres së Arsimit për të dialoguar.

Studentët do të vijojnë të qëndrojnë përpara ministrisë së Arsimit madje paralajmërojnë një protestë më masive ditën e martë.

Ndonëse vijojnë tentativat që kjo protestë e studentëve të mbështetet nga partitë e opozitës, ata nuk pranojnë.

Në radhët e tyre ka anëtarë të FRESSH-it, FRPD, LRI dhe organizata që duan të drejtojnë këtë protestë, por studentët duket se janë të vendosur në këtë pikë për të mos u bërë palë me asnjë parti politike. /Top Channel

YouTube player