Studentët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Një grup i studentëve të drejtimit të biokimisë kanë dalë të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë që nuk po i licencon ende diplomat e tyre që nga viti 2009.

Lajme

21/02/2018 13:01

Ndryshe, grupi i studentëve ka hyrë të takohet me kabinetin e ministrit, e këta të fundit lidhur me çështjen e licencimit të të diplomuarve në FSHMN të Universitetit të Prishtinës thonë se një komision i ngritur ka vlerësuar se ata duhet të trajtohen sipas procedurave të ndjekura për  licencim të biologëve aplikativë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë këtë çështje do t’ia adresojë Ministrisë së Arsimit, me qëllim që kjo ta ngrisë atë në nivel qeverie për formimin e komisionit multidisiplinor, që do të përcaktojë modulin shtese të lëndëve klinike, pas përfundimit të së cilës Ministria e Shëndetësisë do t’i trajtojë dhe licencojë në cilësinë e profesionistëve shëndetësorë.