Stresi prezanton prindërit, ‘djali i keq’ ka një dedikim të veçantë (Foto)
Sapo përmendet fjala “Bad Boy For Live” (Djalë i Keq Përjetësisht”), të gjithë e dinë me siguri që flitet për reperin problematik shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimd Lusha.
ShowBiz
Por në realitet ai shpesh i ka zhgënjyer të gjithë ata që kanë menduar se ai vërtetë është një “Bad Boy”. Këtë e ka treguar edhe së fundmi, kur ka publikuar një fotografi në profilin personal të Instagram, përmes së cilës ka prezantuar prindërit e tij.
Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë disa fjalë zemre për ta, duke falënderuar Zotin që ka bërë të mundur t’i ketë pranë.
“Sillu rreth e qark botes do kuptosh qe si kta askush se ze vendin e type , ne qofsh mashkull apo femer u martofsh e u trashegofsh perjet por mos I harro prinderit kurre sepse sot shumica po e bejn ate . Zot falenderoj ty dhe prinderit e mi qe marr frym akoma , Familja Mbi gjithcka”(sic.), shkruan reperi i njohur.
