Stoltenberg sot emërohet Sekretar Gjeneral i NATO-s

Ish kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, pritet të emërohet të premten pasdite Sekretar Gjeneral i NATO.

Bota

28/03/2014 15:31

Zyrtarë të lartë në Aleancës kanë konfirmuar për The Independent se vendimi për Sekretarin e ri të NATOS pritet të merret të premten pasdite, dhe se ai do të jetë ish-kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg.

Sekretari në largim i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen do ta përfundojë mandatin e tij menjëherë pas samitit të Aleancës, i cili do të mbahet në Wales në fund të këtij viti.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes rrjetit të tij social Facebook, ka përshëndetur përzgjedhjen e Stoltenbergut për Sekretar të NATO-s, duke thënë se “ka  marrëdhënie të shkëlqyera me një nga përkrahësit e mëdhenj të Kosovës dhe Ballkanit, siç është Jensi”.

“Na presin punë të mëdha të përbashkëta në integrimin e Kosovës në arkitekturën e sigurisë Euro-Atlantike”, ka shkruar kryeministri.