Stërvitni trurin e bebes me këto lodra

Ndiqni këshillat në vazhdim për të zgjedhur lodrat e duhura të cilat ndihmojnë të vegjlit tuaj të zhvillohen.

Lifestyle

21/03/2017 02:20

Kur kërkoni lodrën e duhur për vogëlushin/en tuaj, zgjidhni lodrat të cilat janë të duhura për zhvillim dhe që stimulojnë pjekjen e trurit të foshnjës tuaj.

Ja disa këshilla të ekspertëve amerikanë për lodra të cilat stimulojnë zhvillimin e trurit të bebes tuaj:

–              Londër lëvizëse të cilën mund ta varni në krevatin e foshnjës tuaj.

–              Një pasqyrë për ta ndihmuar beben tuaj të mësojë dhe zbulojë veten.

–              Një grumbull i unazave të ngjyrosura me ngjyra të çelura të vendosura në një kon (shtyllë), ashtu që bebja të mund t’i fusë në gojë ose t’i vendosë njëra mbi tjetrën.

–              Lodra të cilat bebja juaj mund t’i shtyjë dhe tërheqë. Mjeku.net