Stërgjyshi 95-vjeçar tregon për herë të parë se është homoseksual (Video)

Një stërgjysh është deklaruar si homoseksual në moshën 95-vjeçare, duke thënë se ka disa gjera të caktuara të cilat ai dëshiron që bota t’i mësojë.

Fun

05/03/2017 14:57

Një stërgjysh është deklaruar si homoseksual në moshën 95-vjeçare, duke thënë se ka disa gjera të caktuara të cilat ai dëshiron që bota t’i mësojë.

Roman Blank, i mbijetuar i holokaustit, i ka dy fëmijë, katër nipa dhe mbesa dhe një stërnip, por vetëm vitin e kaluar ai hoqi dorë nga sekreti që e kishte mbajtur për dekada të tera, transmeton Express.

Tash, ai është subjekt i dokumentarit “On My Way Out”, i drejtuar nga nipi i tij Brandon Gross.

“U thashë atyre hapur se unë jam lind dhe tërë jetën kam qenë homoseksual. Dhe ua kam treguar atyre në tërësi tragjedinë e jetës sime. Ata e kanë kuptuar se çfarë më ka ngjarë. A mund ta imagjinoni të jesh i mbyllur për 90 vite?” ka thënë ai.