Start i furishëm i Belgjikës në Kupën e Botës

Kombëtarja e Belgjikës e ka nisur furishëm aventurën në Kupën e Botës.

Sport

18/06/2018 18:53

Në stadiumin ‘Fisht’ në Sochi, kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez ka mposhtur 3:0 Kombëtaren e Panamasë në kuadër të grupit G.

Edhe pse e dominuan gjithë ndeshjen, për t’i shënuar golat Belgjika është dashur të presë pjesën e dytë.

Ishte Mertens që në minutën e 47’ kaloi në epërsi Belgjikën me një super-gol.

Pas këtij goli, ishte koha e Romelu Lukakut.

Sulmuesi i Manchester United shënoi dy gola në minutat e 69’ dhe 75’, për 3:0.

Ndeshjen e radhës Belgjika e zhvillon kundër Tunizisë, e cila sonte nga ora 20:00 takohet me Anglinë./Lajmi.net/