Spahiu “ua bënë qejfin serbëve”, thotë se trenin duhet të shkojë deri në Fushë Kosovë

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, i vetmi që ka folur për mediat serbe, thotë se treni provokativ serb që ilegalisht tentohej të vendosej linja Beograd-Mitrovicë, nuk duhet të lëvizë vetëm në veri të Kosovës, por duhet ë shkojë deri në Fushë Kosovë.

Lajme

16/01/2017 14:12

“Ekziston nevoja që treni mos të vije deri në Zveçan, por të shkojë deri në Fushë Kosovë dhe Shkup”, ka thënë Spahiu për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Një deklaratë e tillë e Spahiut është befasuese për rrethanat se si tentohej që ky tren i mbushur me afishe kundër Kosovës dhe me ikonografi kishtare, të hynte ilegalisht në Kosovë.

Hyrja e trenit është cilësuar agresion i hapur ndaj shteti të Kosovës. /Lajmi.net/