Sot vendoset për të akuzuarit e vrasjes së Aulon Zekës – Lajmi.net
Sot vendoset për të akuzuarit e vrasjes së Aulon Zekës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 7:44, 16 April 2018
Sot në orën 9:30, Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale, shkruan gazetametro.net.

Shpalljen e aktgjykimit e ka konfirmuar prindi i Aulonit, Afrim Zeka.

“Sot në ora 9.30 jepet denimi për ata që ia morën jetën Aulonit tonë: shpresoj që të dëshmohet drejtësia”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan gazetametro.net.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Dihet se deri seancat e këtij gjykimi janë mbajtur, ato kanë qenë të mbyllura dhe para Pallatit të Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

 

Fjalët kyçe: Aulon Zeka, seance

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool