Sot vazhdojnë bisedimet Prishtinë-Beograd

Në Bruksel sot do të vazhdojë procesi i bisedimeve mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Beogradi.

Lajme

16/01/2018 07:59

Është paraparë që temë e bisedimeve në Bruksel të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, për Asociacionin e komunave serbe, lëvizja e lirë, administrimi i integruar i kufijve, gjyqësori, energjia dhe tema tjera.

Takimet e dy ekipeve negociatore do të mbahen në ndërtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme.