Sot mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës

Sot në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ku do të diskutohen një varg çështjes.

Lajme

31/03/2017 09:04

Ky është rendi i ditës i kësaj séance:

RENDI I DITËS :

Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së shtatë, tetë dhe nëntë  të

Kuvendit të Komunës së Prishtinës (2016);

Propozimvendimi për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e

Prishtinës;

Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim

afatshkurtër për qoshqet, me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre;

Shqyrtimi i raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015;

Shqyrtimi i raportit vjetor buxhetor për vitin 2016;

Caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NPL

“Hortikultura” SHA,  NPK “Trafiku Urban” SHA Prishtinë dhe në KRM

‘’Pastrimi’’;

Propozimvendimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2017;

Vendimi për këmbimin  e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me

pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë;

Pyetje dhe përgjigje;

10.Të ndryshme.