Sot mbahet festa tradicionale e vjeljes së rrushit – Rahoveci 2014

Që nga ora 11:00 e gjatë gjithë ditës së diel nuk do të ndalen aktivitetet në qytetin e rrushit, Rahovec. Gjatë ditës, do të bëhen vizita produkteve të rrushit dhe verërave të ekspozuara.

Lajme

07/09/2014 11:42

Më vonë do të bëhet degustimi i verës së shtëpinë e verës në Rahovec, kurse në orën 15:00 pritet të shpallen rezultatet për vreshtarët më të mirë, të zgjidhet Miss- Mbretëresha e rrushit, të jepen mirënjohje për Shoqatën e venarëve dhe Shoqatën e vreshtarëve, raporton KosovaPress.

Gjithashtu, do të mbahet gara tradicionale në vjeljen dhe shtrydhjen e rrushit dhe krejt në fund për rahovecianët dhe vizitorët do të këtë muzikë nga grupe të ndryshme artistike.

Aktivitetet mbahen nën organizimin e Komunës së Rahovecit.