Sot festohet Dita Botërore e Internetit

23 gushti, njihet si Dita Botërore e Internetit që nga krijimi i www (World Wide Web) nga ana e Tim Barners-Lee dhe bashkëpunëtorët e tij në vitin 1991.

Auto & Tek

23/08/2016 11:18

Kjo ditë njihet si “Internaut” që vjen nga Internet dhe Nauta, që është fjalë greke për udhëtimin, transmeton lajmi.net.

Më saktësisht është përcaktuar si një projektues, operator ose përdorues i aftë i internetit.

Interneti është parashikuar nga Tim Berners-Lee si një sistem global i informacioneve.

Nga viti 1985, sistemi i parë DNS është themeluar në Evropë. Në vitin 1988 Amerika dhe Evropa janë lidhur me internet.

Në vitin 1989, është propozuar koncepti i parë i një “web” faqeje që përbëhet nga një bazë të dhënash për kërkimet dhe linçet.

Ndërsa në vitin 1991 interneti është lëshuar nëpër botë. E sot, në vitin 2016, interneti është anembanë botës.

Më poshtë keni disa fakte interesante në lidhje me internetin:

Të paktën 40% e botës ka qasje në internet

3.4 miliardë ‘internauts” janë vetëm prej 1 korrikut të këtij viti, gjysma e tyre janë në Facebook

Sot ka të paktën 1 miliardë faqe të internetit në WWW

Shpejtësia mesatare e internetit është 5.7 megabit për sekondë

Korea e Jugut ofron shpejtësinë më të lartë mesatare prej 26.7 megabit për sekondë

Në përgjithësi, njerëzimi bënë 7,300 tweets në sekondë

Kërkojmë 56.000 artikuj në sekondë në Google

Shikojmë 129,000 video në Yotube në sekondë

Dërgojmë 2.5 milionë e-maile në sekondë

Kërkimet për “macet” në Google marrin nga 680 milion klikime

Sot, një botë pa internet është e papërfytyrueshme. /lajmi.net