Sot “Drogohet” Prishtina

Pasdite, në Parkun Gërmia në Prishtinë, priten të mblidhen konsumuesit e kanabisit.

Lajme

20/04/2015 11:51

Në kuadër të Festivalit Share/Love 4/20, ata pretendojnë ta konsumojnë këtë lëndë narkotike në mënyrë kolektive.

”Përderisa në shumë shtete të botës fillon festa e Ditës së Barit apo Kanabisit, në Prishtinë, ne po mblidhemi për të festuar nisjen e një debati. Por ne nuk do të flasim, por do të festojmë. Do të festojmë duke qëndruar në park, sepse parku është i të gjithëve dhe duke e promovuar të jetuarit e shëndetshëm. Kemi më shumë nevojë për parqe dhe nevojë për të jetuar bio. Duke promovuar më shumë dashni për natyrë.” thuhet në postimin e faqes së këtij organizimi në Facebook, raporton Gazeta Tribuna.

Një ditë më parë, Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë, për Tribuna Channel , se abuzimi me lëndë narkotike është i jashtëligjshëm dhe kushdo që e bënë këtë gjë do të dënohet konform ligjit.