Sot Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, sa ishte numri i te zhvendosurve nga Kosova në vitin 1998, sipas UNHCR -së

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, kjo ditë në Kosovë kujton luftën e fundit si dhe fluksin e refugjatëve të nisur drejt vendeve fqinje të banuar me shqipëtar.

Lajme

20/06/2018 13:33

Sipas një studimi të kryer nga Asociacioni Amerikan për Përparimin e Shkencës (AAAS), dëshmohet se qytetarët nuk u larguan nga Kosova ,por ka qenë dëbim i organizuar nga policia serbe apo njësitet prarmilitare.

UNHCR e cila ka publikuar një raport  të statisikave të refugjatëve që u larguan nga Kosova në kohën e luftës së fundit, shifrat për muajin gusht 1998, dëshmojnë që brenda Kosovës ishin 260.000 njerëz të zhvendosur , dhe se rreth 200.000 ishin refugjatë të arratisur jashtë Kosovës.

Vendet nëtw cilën u strehuan këta refugjatw kryesisht sihin vende të banuara më shqiptarë si Shqipëria, Maqedonia, dhe Mali i Zi ./Lajmi.net/