Snapchat i frikëson përdoruesit me reklamën e parë (Video)

Snapchat i lansoi reklamat në aplikacionin e tij për celularë, pasi që siç duket ka nevojë për para.

Auto & Tek

19/10/2014 20:21

Reklamat e Snapchat përfundimisht kanë arritur.

Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive e shfaqi reklamën e parë sot, e cila ishte një trailer 20 sekondësh për filmin e ardhshëm të llojit horror nga Universal Pictures të quajtur ‘Ouija’, transmeton Lajmi.net.

Siç edhe ishte paralajmëruar nga kompania, reklama u shfaq në hapsirën “Recent Updates” të aplikacionit dhe përdoruesit mund të zgjidhnin nëse dëshirojnë ta shikojnë reklamën apo jo.

Nuk është e qartë se sa gjatë kjo video do të paraqitet në aplikacion apo sa shpesh planifikon kompania që të sjellë reklama të reja, por duket se Snapchat do të vazhdojë eksperimentet e tij me reklama ‘të frikshme’.

Reklama e parë e shfaqur në Snapchat ishte traileri i këtij filmi: