Snapchat është bërë një aplikacion seksual

Kompania ka lansuar një qendër të sigurisë për t’i qetësuar prindërit dhe profesorët, të cilët janë të brengosur për këtë aplikacion të cilin e përdorin edhe fëmijët.

Auto & Tek

23/02/2015 16:15

Snapchat ka lansuar një qendër të sigurisë për prindërit dhe fëmijët, pasi që ky aplikacion tashmë po konsiderohet si një aplikacion seksual, në të cilin po postohen shumë fotografi nudo.

Aplikacioni lejon postimin e fotografive nudo për shkak që fotografitë zhduken brenda një kohe të caktuar të vendosur nga përdoruesi. Por, kompania dëshiron që aplikacioni i tyre të mos konsiderohet seksual dhe i dëmshëm për fëmijët, transmeton Lajmi.net.

Qendra e sigurisë është krijuar në përgjigje të shqetësimeve të prindërve dhe mësuesve, dhe u zhvillua me grupet e sigurisë online duke përfshirë UK Safer Internet Center.

Kjo përfshin këshilla për prindërit dhe mësuesit, duke përfshirë atë që mos t’i lejojnë fëmijët nën moshën 14 vjeçare ta përdorin aplikacionin.

“Snapchat nuk duhet të jetë një aplikacion seksual, ku njerëzit postojnë fotografi duke bërë seks dhe të zhveshur. Pasi që, shumica e njerëzve e përdorin aplikacionin për argëtim, dhe jo në atë mënyrë siç ka filluar të përdoret”, thotë një prind i shqetësuar, transmeton Lajmi.net.

Qendra e sigurisë gjithashtu u kujton përdoruesve që t’i lexojnë udhëzimet e Snapchat, të cilat fillojnë me atë se “nëse jeni nën moshën 18 vjeçare mbani rrobat veshur kur bëni snape”.

Kohët e fundit në Snapchat është rritur numri i atyre që postojnë fotografi të zhveshur apo duke bërë seks, kështu që është mirë që të keni një kontrollë të shtuar ndaj përdorimit të këtij aplikacioni nga fëmijët tuaj.