Snapchat do të filloj të publikojë video dhe artikuj origjinal

Snapchat, i njohur për fotografitë vetë-fshirëse që zhduken pas disa sekondave, po planifikon që ta mbajë vëmendjen tuaj për më gjatë.

Auto & Tek

23/01/2015 17:56

Digiday thotë se kompania është duke planifikuar që të prodhojë përmbajtjen e vet kur të futet në funksion platforma e tij ‘Discover’ në fund të këtij muaji, pasi ka punësuar një numër gazetarësh dhe prodhuesish të videove muajt e fundit për ta ndihmuar kompaninë që të bëhet një botues i plotë online.

Shërbimi ‘Discover’ i kompanisë që ka mbështetje për reklama, do të publikojë gjithashtu edhe përmbajtje të cilat sigurohen nga burime të tjera si CNN, ESPN dhe Vice, transmeton Lajmi.net.

Ishte menduar edhe më parë që ky shërbim do të shfaqë lajme, foto dhe video që ofrohen nga partnerët, por Snapchat siç duket tani ka bërë një kufizim të këtyre përmbajtjeve.

Kompania prezantoi ‘Stories’ vitin e kaluar, që shfaqte një koleksion snap-ësh të bëra gjatë 24 orëve të cilat nuk zhduken, dhe që ndahen gjerësisht në mesin e përdoruesve të aplikacionit.

Snapchat e bëri veçorinë ‘Stories’ shumë të popullarizuar gjatë kampionatit të Kupës së Botës në Brazil, duke bërë reportazhe shumë të popullarizuara nga ky kampionat.