Skuadra e Premierligës rikthehet në garat evropiane pas 51 viteve

.

Sport

05/05/2018 20:52

Skuadra e Burneyt po përmbyll një sezon të suksesshëm këtë vit.

Skuadra nga Premierliga që ka mahnitur të gjithë, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane pas plot 51 viteve.

Barazimi 1:1 i Evertonit me Southamptonin, i ka mundësuar Burnleyt që sezonin tjetër të jetë në kualifikime për Ligën e Evropës.

Hera e fundit që kjo skuadër ka qenë pjesëmarrëse në një garë të Evropës, ka qenë viti i largët 1966/1967.

Kjo e arritur bën që skuadra e Burnleyt dy ndeshjet e fundit në Premierligë t’i luaj pa ndonjë presion, pasi synimet e tyre kanë kaluar edhe pritshmëritë./Lajmi.net/