Skandaloze: Flamuri shqiptar, i çoroditur, tash përdoret zyrtarisht (Foto)

Deformimi i flamurit kombëtar shqiptar ka marrë përmasa shqetësuese. Për më keq, as autoritetet shtetërore  në Tiranë e as ato në Prishtinë, nuk ndërmarrin asnjë veprim për të rregulluar këtë defekt që ka nisur të shndërrohet edhe në praktikë zyrtare, raporton lajmi.net.

Lajme

24/05/2016 21:33

Të prodhuar diku në ndonjë shtet të Azisë, ata kanë  ardhur  fillimisht në shtetet e Shqipërisë e Kosovës, që të përdorën për raste të ndryshme, kryesisht gjatë festave për të zbukuruar rrugë e sheshe.

Por flamuri  i bastarduar kombëtar me sfond të kuq e shqiponjë të zezë dykrenore, nuk  po përdorët më vetëm për të zbukuruar sheshet në Tiranë e Prishtinë.

Flamuri kombëtar  me shqiponjën e deformuar pikërisht tek gjuha dhe sqepi i saj, kanë filluar të zënë vend edhe në pritjet zyrtare shtetërore.

Flamuri kombëtar shqiptar i deformuar i cili po shitet shesheve e rrugëve

timthumb.php

Madje një flamur i tillë i çoroditur, ndoshta pa fajin e tyre,  shihet edhe në pritjen e lartë zyrtare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili i bëri sopranos së madhe shqiptare, Inva Mula, raporton lajmi.net.

Sopranoja shqiptare me babanë me origjinë nga Gjakova e nënën me origjinë nga Rusia, u prit me nderime të larta nga kryeministri serb me rastin e vënies në skenë në teatrin Kombëtar të Serbisë në Beograd, të operës ‘La Boheme” të Giacomo Pucinit.

Sopranoja shqiptare pritet në Beograd nga kryeministri serb me flamur të deformuar

Inva Mula e Vuciq ne Beograd

Për Inva Mulën, si e para shqiptare që prej vitit 1945 që do të ngjitet në skenën e Operës në Beograd, me të drejtë ky është një rast i veçantë .

Por gjatë takimit me kryeministrin serb, prapa saj qëndronte flamuri kombëtar shqiptar i vendosur për nder të saj nga autoritetet serbe, raporton lajmi.net.

Megjithëkëtë,  kokat e shqiponjës në këtë flamur, ishin të deformuara ashtu  siç shpesh ndodh edhe në flamujt që shiten tek tregtarët ambulantë në Shqipëri e Kosovë.

Nuk dihet nëse një veprim i tillë mund të jetë lëshim i personelit të kryeministrisë serbe, por vlen të theksohet se një flamur i tillë me kokë të deformuar, nuk është përdorur gjatë vizitës tjetër historike në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Rama ishte pritur në Beograd nga homologu i tij serb me flamur të rregullt

Rama e Vuciq ne Beograd

Siç edhe mund të shihet në njërën nga fotografitë e shumta të vizitës së Ramës në kryeqytetin serb në nëntor të vitit 2014, flamuri kombëtar shqiptar ishte i duhur dhe pa gabime në dizajnin e tij.

Pavarësisht kësaj, duket se vetë zyrtarët shtetërorë të Shqipërisë janë aq neglizhent në këtë pikë, sa edhe vetë e përdorin flamurin kombëtar të çoroditur herë te koka e herë te bishti.

Flamuri i katandisur në krah të ish kryeministrit Berisha në një nga mbledhjet zyrtare 

Ish kryeministri Sali Berisha kishte mbajtur takime zyrtare me flamurin e katandisur si mos më keq, raporton lajmi.net.

Gjithashtu,  konferencë shtypi kishte mbajtur edhe ish ministrja Majlinda Bregu me flamurin kombëtar prapa krahëve, që dukej me ‘nofull’ të zgjatur thuajse ishte pikturuar nga ndonjë fëmijë.

Ish ministrja Bregu e cila fliste për integrimet evropiane e flamurin e shtetit të vet si mos më keq

Flamuri-4

 

Përveç kësaj, edhe kryeministri aktual Edi Rama ishte pritur në vizitë zyrtare në Kinë me flamurin kombëtar të deformuar.

Gjithashtu në vizitën e tij zyrtare në Rumani në shkurtin e vitit të kaluar, flamurit kombëtar shqiptar i ishte ndryshuar bishti.

Kryeministri aktual Edi Rama gjatë vizitës në Rumani,pritet me flamurin e deformuar në bishtin e Shqiponjës

2120

Me Kushtetutën e Shqipërisë, dizajni i flamurit kombëtar shqiptar është i saktësuar qartë.

Në nenin 10, pika 2 shkruan se “2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes”. Kurse në pikën 7 të këtij neni shkruan se “Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj”.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Kinë, ai pritet me flamurin kombëtar me Shqiponjën që ‘nofullën’ e kishte të nxjerrë nga vendi

142473

Pavarësisht kësaj, derisa zyrtarët e Shqipërisë nuk e respektojnë vetë flamurin e tyre, nuk është çudi që nëpër botë flamuri kombëtar çoroditet e deformohet sikur të jetë një paçavure e vizatuar keq./lajmi.net

Ky është flamuri i saktë kombëtar shqiptar sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Flamuri Kombetar shqiptar