Skandal: Komuna e Prishtinës blen 619,644 litra derivate jashtë kontratës (Dokument)

Komuna e Prishtinës ka tejkaluar kontratën për furnizim me naftë për 326%, vetëm me furnizimin me derivate të naftës për shkollat e kryeqytetit. Vlera e tejkaluar, duke përfshi edhe derivatet për automjete dhe gjeneratorë, mund të arijë 1 milion litra.

Lajme

02/11/2015 14:23

Lajmi.net ka bërë kërkesë zyrtare për qasje në kontratën në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë Petrol Company, e cila është nënshkruar më 27.11.2014, me kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Në këtë kontratë, Komuna e Prishtinës ka kërkuar 190,000 litra naftë për gjeneratorë dhe ngrohje, naftë për automjete, dhe benzin për automjete.

kontrata

Por sipas urdhërpagesave të Komunës, vetëm për furnizimin me naftë për ngrohje në shkolla, del se sasia e kërkuar që nga data e nënshkrimit të kontratës deri më sot është 809,644 litra naftë. E shuma që është paguar për këtë sasi të naftës është 802,774 euro.

realizimi

Nga kjo del se Komuna e Prishtinës ka tejkaluar kushtet e kontratës kornizë për së paku 619,644 litra ose 326%, vetëm për furnizim me naftë për ngrohjen e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës. Nëse llogariten edhe shpenzimet tjera për derivate për automjete dhe gjeneratorë, atëherë vlera e furnizimit duhet ti afrohet 1 milion litrave enda pa u kryer viti kontraktual.

Tejkalimi kaq i lartë i sasisë është shkelje e konkurrencës dhe parimeve bazë të prokurimit publik. Kjo lë hapësirë për hetim për shkelje nga ana e Komunës, si nga Prokuroria e Shtetit ashtu edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Kjo është një shkelje e rëndë e kushteve të kontratës dhe parimeve të prokurimit publik. Kontrata ishte nënshkruar vetëm për 190,000 litra, por, në fakt Komuna ka tejkaluar këtë shumë shumëfish më qëllim të grumbullimit të furnizimeve tek vetëm një operator ekonomik, në këtë rast Petrol Company. /lajmi.net

1

2

3

4

5

11

7

6

8

9

10

13