Situatë e qetë te ‘rrethi’, flamuri i Kosovës ende nuk është vendosur

Pas mospajtimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, Protokolli Shtetëror ka marrë udhëzimin që sot të vendosë flamurin e Republikës së Kosovës te ‘Rrethi i Spitalit’.

Lajme

13/02/2018 11:49

MPJ ka bërë të ditur se përkrah flamurit kombëtar do të bëhet edhe vendosja e flamurit shtetëror.

Gazetari i lajmi.net i cili ndodhet në vendin e ngjarjes raporton se ende nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket vendosjes së flamurit të Kosovës.

Vendosja e flamurit shtetëror po bëhet për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë. /Lajmi.net/