Situata në rrugët e Kosovës në kushtet e normales

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të borës.

Lajme

18/11/2018 21:06

Lekaj ka thënë se rrugët janë të kalueshme por me probleme në zonat malore.

“Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi.

Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën.

Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, ka shkruar Lekaj në Facebook. /Lajmi.net/