Sirianët po vdesin nga uria, po i hanë macet e qentë për të mbetur gjallë (Video-Pamje të rënda)

Njerëzit e dëshpëruar nga Siria janë detyruar që të hanë macet, qentë dhe barishte në mënyrë që t’i shpëtojnë vdekjes.

Bota

07/01/2016 10:28

Mijëra  persona në provincën Idlib të shkatërruar nga lufta kanë rrezikuar të qëllohen nga snajperët,  teksa kërkonin për të ngrënë nga mbeturinat, shkruan dailystar, transmeton lajmi.net.

Ndërsa banorët në fshatin Madaya – i rrethuar nga mbështetësit e presidentit Bashar al-Asad, janë drejtuar për të ngrënë gjethe dhe lule të vluara për të shmangur urinë e tyre.

siri

Shumë të tjerë kanë  duruar edhe operacione pikëlluese pa anestezion, pasi furnizimet mjekësore ishin rrezikshmërisht të ulëta.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur nga uria nga snajperët ose u hodhën në erë nga minat tokësore teksa kërkonin  për ushqim, e kjo sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Njëri nga aktivistët tha se njerëzit atje po vdesin. Ata po hanë gjithçka nga toka. Qen e mace po ashtu.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e ka përshkruar situatën si jashtëzakonisht të tmerrshme.

Pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale rreth krizës atje./lajmi.net.