Sinjalet që trupi ju çon për të treguar se keni mungesë të vitaminës D

Një nga detajet që nuk duhet të neglizhojmë lidhur me shëndetin e trupit tonë, është mungesa e vitaminës D. Rreth 50% e popullsisë në nivel botëror, rrezikon seriozisht nga mungesa e kësaj vitamine.

Lifestyle

08/06/2018 13:20

 

Për të shtuar praninë e saj në trup, këshillohet të qëndrohet sa më gjatë në diell, ose mesatarisht së paku një orë në ditë.

Mungesa e vitaminës D sjell një sërë pasojash për shëndetin, si atë fizik edhe mendor.

Megjithatë nuk mjaftojnë vetëm rrezet e diellit, pasi 20% e nevojave tona ditore plotësohen nëpërmjet ushqimit.

Kësisoj këshillohet të konsumohet peshk salmon, vezë, mëlçi, perime jeshile dhe mish i kuq, të gjitha këto ushqime rrisin nivelin e vitaminës D.

Konsumi i tyre shmang problemet me lëkurën dhe lodhjen, si dhe ndikon në rritjen e energjisë tonë fizike.

Mungesa e vitaminës D, shkakton edhe dhimbje kronike koke dhe luhatje humori.

Gjithashtu kjo vitaminë përgjysmohet, në rast se qëndrohet gjatë në ambiente të mbyllura.