Simptomat se ju mund të pësoni sulm në zemër

Kur zemra nuk punon mirë, trupi heton simptomat e një sulmi të mundshëm.

Lifestyle

14/08/2018 22:07

Ato nuk njihen lehtë, pasi ndonjëherë janë të komplikuara dhe mund të jenë simptoma të sëmundjeve tjera.

Këto janë simptomat se ju mund të pësoni sulm në zemër:

-Keni presion dhe dhimbje në gjoks

-Dhimbje në krahun e majtë, dorën e majtë dhe në anën e majtë të qafës

-Mundim dhe mungesë të ajrit

-Humbje të shikimit

-Humbje e vetëdijes, kollë, djersitje

-Humbje apetiti dhe të vjella

Njëzet e pesë për qind të grave nuk hetojnë dhimbje, por vështirësi në gjinj. Simptomat nuk lajmërohen menjëherë dhe sapo t’i hetoni drejtohuni te mjeku.

Është me rëndësi të dihet se sulmet e zemrës zgjasin 4 deri 6 orë dhe dëmtimi më i madh krijohet në orën e parë të sulmit. Shkaktarë të sulmeve në zemër janë stresi, gjenetika, mos aktiviteti, ushqimi i dobët, pirja e duhanit.

Parandalimi bëhet përmes kontrolleve kardiovaskulare, analizat e kolesterolit dhe lipideve.

Ndryshe, duhet pasur parasysh se ekzistojnë edhe të ashtuquajtura sulme të heshtura në zemër që nuk kanë paraprakisht simptoma.