Simbolikat e ngjyrave të luleve

Ngjyrat që zgjidhni për buqetën tuaj mund të jenë po aq të rëndësishmë sa lloji i luleve që është përdorur.

Lifestyle

22/03/2016 12:26

Lulet bojëqielli

Ngjyra e zbehtë e blusë mund të qetësojë preokupimet dhe përfaqëson paqen, çiltërsinë dhe kthejlltësinë. Një buqetë e mbushur me lule bojëqielli ofron një antidotë për ankthin.

Lulet rozë

Kur e mendon këtë ngjyrë, mendoje mirësinë, fisnikërinë dhe lumturinë. S’ka rëndësi forma e lules, kur e ka këtë ngjyrë, tregon rininë, pafajshmërinë dhe gëzimin.

Lulet vjollcë

Me origjinën e lidhur me mbretërinë dhe ceremoninë, lulet vjollcë përfaqësojnë dinjitetin, krenarinë dhe suksesin. Mund të dhurohen si buqetë apo edhe të përziera me ndonjë lule tjetër, gjithsesi ato dalin në pah duke përfaqësuar arritjen dhe admirimin.

Lulet e kuqe

Ngjyra e kuqe ka një energji të padiskutueshme- një energji që ka fuqinë të transformojë një lule të thjeshtë në esencën e dëshirës, fuqisë dhe dashurisë pasionante. Me bukurinë, guximin dhe nxehtësinë si simbolika, nuk është befasi që një buqetë e mbushur me lule të kuqe nuk njeh përmbajtje.

Lulet e bardha

Shpesh të lidhura me pafajshmërinë, nënshtrimin dhe nderimin, lulet e bardha ndjellin një bukuri të thjeshtë. Një buqetë e mbushur me këto lule tregon modesti dhe elegancë.

Lulet e verdha

Ka një arsye të mirë pse është e pamundur të buzëqeshësh kur sheh një buqetë me lule të verdha si dafodilët. Është symbol i miqësisë, dërgon mesazhin e një fillimi të ri dhe lumturisë.

Lulet portokalli

Lulet portokalli si hydrangea janë një dhuratë për mirëkuptim dhe jipen si gjest i një sinqeriteti të përzemërt. Gjithashtu dhurohen edhe për një familje që ka humbur një anëtar kohëve të fundit.

Lulet jeshile

Sinonim me natyrën- dhe perfekte për të plotësuar çdo buqetë- ngjyra e gjelbër përfaqëson shëndetin, aftësinë ripërtëritëse dhe rininë. Dërgojnë mesazh për optimizën dhe rilindje.

 

 

 

 

Lulet livando

Derisa vjollca është ngjyra e mbretërisë dhe roza ngjyra e rinisë, livando është një feminitet i rritur. Përfaqëson elegancë, hijeshi dhe mban një vend të shenjtë në natyrë. Lulet violet konsiderohen si më delikatet dhe më të çmueshmet.