Sikurse në Serbi, flamuri i Kosovës digjet edhe në Gjilan /VIDEO

Shumë qytetarë janë ndjerë të pakënaqur me largimin e flamurit kombëtar nga Rrethi në hyrje të Prishtinës, veprim që u ndërmor dje nga autoritetet me vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj

Lajme

14/02/2018 13:56

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen disa persona të cilët djegin flamurin shtetëror të Kosovës, në shenjë revolte për zëvendësimin e flamurit kombëtar.

“Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në flamurin tonë kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit”, thuhet aty.

Aksioni i mbrëmshëm i qeverisë për zëvendësimin e flamurit nxiti tensione, madje kur nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, vizitoi vendin e ngjarjes, u përball me ofendime nga qytetarët.

Diegia e flamurit në Gjilan nga disa shqipfolësa

Diegia e flamurit të Kosovës në Beograd nga Shesheli

Të kujtojmë se vendi tjetër ku është djegur flamuri i Kosovës ka qenë disa vite më parë, në Serbi nga ultranacionalistët dhe çetnikët e Sheshelit. /Lajmi.net/