Sigurohen gjashtë serume kundër kafshimit të gjarprit

Pas njoftimeve lidhur me mungesën e serumeve kundër kafshimit të gjarprit në Klinikën Infektive të QKUK-së, kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Jeton Shala, i ka dorëzuar sot kësaj klinike, gjashtë serume.

Lajme

27/06/2016 16:41

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurat e rregullta të tenderimit për të siguruar sasi shtesë të këtij serumi.

Shala i ka siguruar këto serume përmes kontakteve me autoritetet shëndetësore të vendeve fqinje, në përpjekje për të mbështetur shërbimet shëndetësore për sigurimin e këtyre serumeve, duke ditur numrin e kufizuar të tyre, që posedojnë institucionet shëndetësore.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, personeli i Klinikës Infektive ka falënderuar kryeshefin Shala për këtë donacion, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurat e rregullta të tenderimit për të siguruar sasi shtesë të këtij serumi.