Sigurimet shëndetësore, as në janar të 2015-ës

Ministria e Shëndetësisë kishte paralajmëruar se nga fillimi i vitit 2015 do të fillojë me rimbursimin e fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Por, ekspertët e shëndetësisë thonë se ka vonesa dhe se ka gjasa që rimbursimin nuk do të ndodhë as nga mesi i vitit 2015.

Lajme

06/10/2014 09:43

Haxhi Avdyli nga Grupi i Ekspertëve të Shëndetësisë në LDK thotë se rimbursimi i fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka ngecje andaj ai thotë se implementimi i Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore do të vonohet.

“Ka pasur ngecje në përgatitjen e infrastrukturës teknike dhe njerëzore dhe që në fillim është parë që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pasur plan të detajuar si do të implementohet Ligji i Sigurimeve Shëndetësore”.

“Kjo flet që fillimi i punës së Fondit të Sigurimeve do të vonohet”.

“Do të jemi dëshmitarë që nuk do të mund të fillojë. Nuk do të fillojë as në gjysëm e vitit të arshëm, sepse nuk ka interesim për të krijuar parakushte të implementimit”, ka thënë ai për “Zëri”.