Siguri maksimale për Thaçin, me helikopter nga Podgorica për në Ulqin (Video)

Vizita e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në Podgoricë është karakterizuar me masa të rrepta të sigurisë. Udhëtimi nga Podgorica për qytetin shqiptar, Ulqin, është dashur të kryhet me helikopter. 

Lajme

16/01/2015 17:31

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, sot ka qëndruar në vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Vizita ka ngjallur reagime të ashpra te një pjesë e qytetarëve atje, kryesisht të komunitetit serb, të cilët kanë protestuar me parulla ku Thaçi cilësohej edhe kriminel lufte.

Mediat malazeze, kanë raportuar se organet e rendit kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në maksimum, duke rritur e sigurisë, ngjashëm me ato të vizitës së ish presidentit amerikan, Bill Clinton, në Podgoricë.

Përveç tjerash, lajmi.net, ka siguruar një video, ku udhëtimin e Thaçit, nga Podgorica për në Ulqin, autoritetet malazeze ja kanë siguruar me helikopter, për të shmangur ndonjë të papritur gjatë rrugës.

Raportimet e mediave atje, kishin shkuar aq larg, sa kanë raportuar edhe për rrezikun e ndonjë atentati ndaj shefit të diplomacisë kosovare. (lajmi.net)