Si u shpëtua nga mbytja turistja kosovare në plazhin e Sarandës

Sabrie Hyseni 60 vjeç, nga Kosova mesditen e sotme ka rrezikuar te mbytej, ngjarje kjo e ndodhur ne Plazhin Rinia ne Sarande.

Lajme

17/08/2018 17:39

Shpejtësia e rojeve detare, Moisi Cera dhe Lorent Noga bëri të mundur qe pushuesja kosovare të shpëtojë nga mbytja.

Pas ndihmës nga rojet detare pushuesja u transportua me ambulance drejt spitalit te Sarandës.

Sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.