Si të zgjidhni problemin me pagjumësinë për 60 sekonda

Teknikën shumë efektive 4 – 7 – 8, e cila i është përkushtuar përmirësimit të gjumit, nga tash edhe ju mund ta provoni.

Lifestyle

19/04/2017 21:20

Eksperti amerikan i gjumit dr. Andrew Weil ka zhvilluar teknikën e veçantë të frymëmarrjes e cila kur të aplikohet mund t’ju vërë në gjumë për 60 sekonda.

Teknikën 4 – 7 – 8 mund ta aplikoni dy herë në ditë gjatë periudhës prej 60 ditësh derisa ta perfeksiononi, ndërkaq ajo nuk kërkon kurrfarë pajisjeje.

Krahas problemit me pagjumësinë, kjo teknikë është e mirë edhe për zgjidhjen e problemit të hidhërimit, transmeton telegrafi.

Derisa jeni duke e aplikuar ulini drejt dhe zbatoni këto veprime:

– Merrni frymë nëpër gojë ashtu që ta dëgjoni

– Mbyllni gojën dhe nxirreni frymën nëpër hundë dhe numëroni deri në katër.

– Mbani frymën dhe numëroni deri në shtatë.

– Nxirreni frymën nëpër gojë ashtu që ta dëgjoni dhe numëroni deri në tetë.

– Kjo llogaritet si një frymëmarrje. Përsëriteni tërë ciklin edhe tri herë.