Si të ulni fryrjen e qepallave me majdanoz

Me siguri të gjithë do të donit një ilaç të thjeshtë dhe efektiv për zgjidhjen e problemit të fryrjes së qepallave.

Lifestyle

13/03/2018 14:33

 

Dhe ne do ju tregojmë se nuk ka ilaç më të thjeshtë sesa majdanozi. Ja si ta realizoni atë:

Përbërësit:

• 3 degë majdanozi
• Gjysmë filxhani me ujë (125 ml)

Mjetet:

• 2 topa pambuku
• 1 filxhan

Përgatitja:

• Është e lehtë për t’u përgatitur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ngrohni pak ujë dhe më pas shtoni degët e majdanozit. E lini në vlim për 10 minuta dhe më pas e lini të pushojë për 15 minuta.
• Kur ky lëng të jetë i vakët, lyeni një top pambuku.
• Aplikojeni atë te sytë, në qarqet e errëta dhe mbi qepalla. Kur keni qepalla të fryra, zakonisht grumbullohen lëngje edhe nën sy. Për këtë arsye, topat e pambukut të lyera me këtë ilaç i lini në këtë zonë për 15 minuta.
• Kini kujdes që lëngu të mos futet në sy. Qëllimi i gjithë kësaj është për të trajtuar indet që i rrethojnë ata. Pra, mos harroni të mbyllni sytë tuaj dhe vendosni topa pambuku të pastër sipër tyre.
• Pas kësaj, i shpëlani me ujë të freskët.