Si të stërvisni trupin që të ketë nevojë vetëm për 6 orë gjumë

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme të ndryshme në mirëqenien e njeriut. Në fakt, mungesa e gjumit mund ta shndërrojë edhe personin më të qetë në botë në një person agresiv.

Lifestyle

06/04/2017 21:51

Sidoqoftë, të gjithë mund të pajtohemi me faktin se një ditë nuk ka mjaftueshëm orë për t’i përfunduar të gjitha gjërat që duhet. Nëse jeni person që keni shoqëri të gjerë, keni një punë në të cilën duhet të shkoni apo keni të dashur, atëherë padyshim se duhet të sakrifikoni disa orë gjumë në\ditë.

Megjithatë, shkencëtarët tani pohojnë se ju mund ta bëni trupin tuaj të ketë më pak nevojë për gjumë.

Profesori Jim Horne neuroshkencëtar i gjumit në Universitetin Loughborough, pohon se mund ta bëni trupin tuaj të mjaftohet me gjashtë orë gjumë në natë dhe këtë mund ta arrini brenda muajit.

Kjo është çfarë duhet të bëni, sipas tij:

– Vendoseni alarmin në të njëjtën orë çdo ditë, pavarësisht a është ditë pune apo vikend. Pra, çdo ditë, për një muaj rresht, duhet të zgjoheni nga gjumi në të njëjtën kohë.

– Gjatë javës së parë, shtyjeni kohën e gjumit për 20 minuta.

– Gjatë javës së dytë, shtyjeni kohën e gjumit për 40 minuta.

– Gjatë javës së tretë, shtyjeni kohën e gjumit kur zakonisht flini për 40 minuta.

– Vazhdojeni këtë proces të shtyrjes së gjumit për 20 minuta derisa t’i bëni vetëm gjashtë orë gjumë brenda nate.

Ekspertët shëndetësorë thonë se assesi nuk duhet të flini më pak se gjashtë orë, dhe nëse e bëni këtë, preferohet që gjatë ditës të flini herë pas here.