Si të shëroni aknet e fytyrës duke shmangur disa nga ushqimet tuaja – Lajmi.net
Si të shëroni aknet e fytyrës duke shmangur disa nga ushqimet tuaja
Autori: Lajmi.net GenderLifestyle 19:25, 11 March 2016
"Gjithmonë kam pasur lëkurë të bukur dhe të shëndetshme, deri në atë pikë që njerëzit më ndalonin në rrugë të më pyesnin se çfarë përdorja për të qenë e tillë."

“Tani pas ca vitesh ia filluan problemet, në fillim mendova se është nga moti mirëpo më vonë e kuptova se duhet bërë diçka.”

Vizita tek mjeku

Kam bërë vizita tek sallonet më të mira si dhe tek dermatologu më i mirë që më sugjeroi një krem për akne dhe më tha ta thjeshtëzoj rutinën e kujdesit të lëkurës. Kjo këshillë më ndihmoi ca javë, derisa lëkura ime filloi të irritohet përsëri. Shumë njerëz fajësonin stresin, mirëpo nuk ishte ajo pasiqë isha shumë e relaksuar.

E vërteta për prodhimet qumështore

Një ditë e lexova një artikull për prodhimet qumështore, për intolerancën që mund të shkaktojë probleme të lëkurës dhe sinusitit. Menjëherë e kuptova se çrregullimet e mia paraqiteshin nga qumështi që përdorja në kafen time të mëngjesit. Menjëherë hoqa dorë nga ai veprim dhe brenda një jave filluan përmirësimet. Nuk kam shmangur 100% prodhimet qumështore mirëpo në më pak se një muaj lëkura ime është përmirësuar dukshëm.

Mos të themi se prodhimet qumështore janë shkaku i paraqitjes së problemeve të lëkurës, mirëpo mund të themi se janë një burim potencial i problemeve që duhet investiguar.

Çfarë thonë ekspertët?

Mjeku i kozmetikës dhe lëkurës Terri Long na shpjegon intolerancën e ushqimeve dhe inflamacionin e barkut.

“Barku kontribuon në 70% të sistemit tonë imunitar dhe kur është kompromituar, një sërë simptomesh paraqiten përfshirë aknet, kruarje e lëkurës dhe probleme të sinusit”, thotë ai.

Si të diagnostifikoheni?

Një gjë të tillë mund ta bëni tek nutricionisti, një mënyrë e lehtë për ta bërë vetë këtë gjë është duke përdorur Dietën e Eliminimit. Kjo dietë nënkupton të shmangeni tërësisht nga ushqime të caktuara për tre javë e më pas ti rinjoftoni në dietë një nga një çdo tre ditë, duke monitoruar reagimin e lëkurës.

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels