Si të parandaloni rënien e flokëve

Shumica e njerëzve e lidhin tullacërinë, plakjen dhe sëmundjet e rralla vetëm me burrat.

Lifestyle

14/01/2016 07:53

E vërteta është që shumë njerëz përjetojnë humbjen e flokëve, tullacëri të pjesshme, dhe simptoma të lidhura me skalp të irrituar – dhe nuk janë vetëm burrat. Me miliona gra në të gjithë botë janë të prekura nga këto simptoma.

Në listën e mëposhtme, do ju tregojmë disa nga rastet më të mirënjohura të humbjes së flokëve – dhe, më e rëndësishmja, si ta ndryshoni stilin e jetës që të parandaloni probleme të mëtutjeshme.

Shumë prej nesh nuk janë të vetëdijshëm se cilat shprehi mund të shkaktojnë humbje të flokëve; tharja me tharëse elektrike, drejtimi me hekur, lyerja e flokëve, të gjitha këto i kanë pasojat e veta.

Nga shkaqet mjekësore deri te qarkullimi i keq, arsyet pse i humbim flokët variojnë.

Ja disa shërime për ju:

Shërimi #1: Merr Biotin

Fatmirësisht, ka disa shërime natyrale dhe të thjeshta që mund të ju ndihmojnë në trashjen e fijes së flokut dhe në ridaljen e tij në skalp.

Një zgjidhje është të konsumojmë ushqime të pasura në acid folik, hekur dhe vitamin B.

Më shumë e njohur si biotin, vitamin B7 kontribon në flokë dhe thonjë të shëndetshëm.

Këto ushqime përfshijnë vezët, mishin e kuq pa yndyrë, bananet, perime jeshile të errët, dhe patate të ëmbla.

Shërimi #2: Fërko me vajin Jojoba

E marrë nga bima jojoba, vaji jojoba është një lëng i pastër dhe i artë me një erë lajthie.

Është i lartë në vitaminën E dhe B, dhe minerale si silikoni dhe zinku, duke i dhënë kështu karakteristikat e duhura për të luftuar infeksioniet bakteriale, transmeton lajmi.net.

Vaji Jojoba është një substancë e fuqishme që përdoret për të stimuluar rritjen e flokëve. Provoni të fërkoni një sasi të vogël në skalp dhe flokë, në pjesët e ndikuara.

Shërimi #3: Pini çajëra që ndihmojnë rritjen e flokëve

Shumë barëra njihen për aftësinë të ndihmojë rritjen e flokut.

Çaji mente, për shembull, ndihmon që trupi të prodhojë sebum, një lloj i vajit që zbut skalpin dhe heq qafe zbokthin.

Rozëmarina ka karakteristika që forcojnë flokun dhe luftojnë humbjen e tij, etj.

Shërimi #4: Jini më të kujdeshëm me flokun

Një nga hapat e parë është të trajtoni flokun me mirësi.

Ne ndoshta s’e kuptojmë, por ndonjëherë e trajtojmë flokun shumë vrazhdë.

Provo të kresh flokët më butë dhe shmang këputjen e ndonjë qimeje fragjile. Gjithashtu provo të shmangësh përdorimin e tharëseve të flokëve apo këtyre produkteve stiluese shumë shpesh.

Nëse përdor xhel ose sprej për flokë, mos i kreht flokët pasi ke pritur tharjen e tyre; flokët e tu do jenë forcuar dhe do jenë më lehtë të thehen.

Krih flokët me krehër me dhëmbë të gjerë kur janë të lagura.

Shërimi #5: Stimulo qarkullimin e gjakut

Është e rëndësishme të mbash rrjedhjen e oksigjenit aktive përgjatë gjithë trupit, kjo përfshin edhe skalpin.

Mënyra më e lehtë për te stimuluar qarkullim të duhur të skalpit është të sigurohesh se ke mjafuteshëm hekur në trup, gjë që e çon gjakun në skalp.

Provo të masazhosh skalpin me xhelin aloe vera. Apliko pak në duar dhe pastaj në gjithe kokën, duke e lënë aty për disa minuta para shpëlarjes./lajmi.net