Si të lexosh një libër, katër nivelet e leximit

Me qëllim quhen nivele, e jo “lloje”, sepse llojet janë të ndara e të ndryshme prej njëra tjetrës ndërsa nivelet janë përparuese (gradualisht kalohet prej një niveli të ulët tek tjetri më i lartë)

Lifestyle

19/06/2017 15:50

● Niveli i parë është leximi elementar (elementary reading):

Ky është niveli ku fëmijët së pari takohen me leximin.
Problemi i fëmiut është të njoh secilën fjalë në atë faqe ku lexon.
Në këtë nivel, fëmija thjesht pyet “çka dmth kjo fjalia” në sensin më të thjeshtë të fjalës.

● Niveli i dytë i leximit është leximi inspektues (kontrollues) – Inspectional Reading:

Karakteristike e këtij leximi është se ka një kohe të caktuar (afat) të leximit. Qëllimi i këtij ‘lloji’ të leximit është që studenti të nxjerrë sa më shumë që të jetë e mundur prej librit p.sh., për 15 minuta.

Ndryshe quhet edhe ‘skimming’ (anglisht) ose “lexim sipërfaqësor”, “kapërcim nëpër të” etj. Mirëpo në këtë ‘lexim sipërfaqësor’ nuk bëhet fjalë vetëm për shfletim nëpër libër. Leximi inspektues është arti i ‘të lexuarit sipërfaqësisht në mënyrë sistematike’.

Pyetja që i përgjigjet këtij llojit të leximit është “për çka flet ky libri” – dmth, pyetje sipërfaqësore. Pyetje të ngjashme mund të jenë ‘Çfarë është struktura e librit’, apo ‘Sa pjesë ka’.

Pyetja që duhet me qenë i aftë lexuesi të përgjigjet pas këtij lloji leximi, pa marrë parasysh sa e shkurtër ishte koha, është: “Çfarë lloj libri është, roman, histori, apo trajtesë shkencore, etj…?

● Niveli i tretë i leximit, është leximi analitik:

Ky është aktivitet edhe më kompleks e edhe më sistematik sesa dy nivelet e para që i përmendëm.

Varësisht nga vështirësia e tekstit që duhet te lexohet, ky lloj leximi kërkon nga lexuesi më shumë ose më pak përpjekje.

Leximi analitik është lexim tërësor, komplet, ose lexim i mirë – lloji më i mire i leximit që mund të bëhet.

Prandaj, themi se, nëse leximi inspektues është leximi më i mire dhe më komplet i të lexuarit në një afat të caktuar kohor, atëherë, leximi analitik është leximi më i mirë dhe më komplet i mundshëm kur nuk ka afat kohor.

● Niveli i katërt dhe më i lartë i të lexuarit, është leximi syn-topik (syn – “me”, “së bashku”, topc – temë, subjekt):

Ky është më kompleksi dhe më sistematiku, dhe i krijon vështirësi lexuesit edhe nëse materiali që ai lexon është i thjeshtë dhe jo i sofistikuar.

Një emër tjetër për këtë nivel mund të jetë “lexim komparativ”

Në këtë lloj leximi, lexuesi lexon shumë libra, jo vetëm një, dhe i vendos ato në një ndërlidhje me njëra tjetrën dhe në një subjekt rreth të cilit sillen të gjitha ato.

Këtu nuk mjafton vetëm krahasimi i tekstit; leximi sintopik kërkon më shumë.

Me ndihmën e librave të lexuara, lexuesi sintopik e ka të mundshme të konstruktoj një analizë të subjektit që mund të mos jetë në asnjë prej librave.

| Përgatiti: Fatih Ibrahimi | www.fryma.org
| Bazuar në “How to read a book” nga M. Adler & Ch. Van Doren; Botimi dytë