Si të fitoni vetëbesimin duke hequr qafe këto zakone – Lajmi.net
Si të fitoni vetëbesimin duke hequr qafe këto zakone
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 17:42, 31 August 2017
Ka zakone të këqinj, të cilët luftohen nga psikologët në mbarë botën, si për shembull të flasësh keq për veten, apo të vrasësh mendjen e të rendisësh gjithë fatkeqësitë, para se të flesh. Janë zakone që na bëjnë të ndihemi të pasigurtë dhe të palumtur.

Perfeksionizmi është rezultat i një vetëvlerësimi të ulët dhe ankthi, për shkak të të cilit nuk ndiheni krenarë as edhe kur keni arritje nga më të mirat.

Çfarë të bëni: Kur kritiku juaj i brendshëm nis që t’ju fajësojë, përpiquni të analizoni se pritshmëritë e kujt janë në të vërtetë këto dhe përse duhet t’i kesh. Ja tetë gjëra që njerëzit me vetëvlerësim të lartë nuk i bëjnë.

8. Të krahasosh veten me të tjerët
Ne tentojmë të krahasojmë tiparet tona më të këqija me më të mirat që shohim tek të tjerët, duke harruar se gjithkush është unik në mënyrën e vet. Çfarë të bëni: Krahasoni veten tuaj të sotëm vetëm me veten tuaj të djeshëm, dhe mësoni nga pjesa tjetër, në vend që të hiqni paralele. Duhet të frymëzoheni, jo të frustroheni.

7. Denigrimi i vetes në bisedë
Vetë-dënimi është ose një mënyrë e pavetëdijshme për të marrë shumë komplimente, ose një përpjekje e dobët për të justifikuar një dështim të ardhshëm, që jeni të sigurt se do ta keni. Çfarë të bëni: Mos harroni, janë dobësitë tona që na bëjnë të veçantë. Pranojini ato, dhe kështu do të bëjë edhe pjesa tjetër. Përndryshe, njerëzit përfundimisht do të mendojnë se jeni vërtet aq të këqij sa thoni vetë se jeni.

6. Të shohësh pengesa në vend të mundësive
Të gjitha pengesat që do ju duhet të kapërceni për të arritur qëllimet tuaja, janë një justifikim i çalë për të mos bërë asgjë fare, dhe më pas qortuar veten për këtë. Çfarë duhet të bëni: Nuk ka fatkeqësi, ka vetëm përvojë të vlefshme. Dështimi është një arsye për të ndryshuar qasjen, mos hiqni plotësisht dorë nga qëllimi juaj.

5. Të mendosh se askush nuk do ta bëjë më mirë se ju
Pamundësia për të deleguar ndonjë punë tek dikush tjetër për shkak të frikës se mos e bën keq, thonë psikologët, është gjithashtu rezultat i pasigurisë dhe një tendencë për të kontrolluar gjithçka. Çfarë duhet të bëni: Delegimi i një pune te të tjerët është një shenjë besimi dhe kjo nuk përfshin domosdoshmërisht punën në vetvete. Çlirojeni veten nga përgjegjësia për të gjithë dhe gjithçka.

4. Të jesh i shqetësuar për të ardhmen tënde
Imagjinimi i skenarit më të keq të mundshëm në çdo situatë është një mënyrë e mirë për të humbur shumë energji dhe vetëbesim. Çfarë duhet të bëni: Mendoni pozitivisht, dhe mos harroni se jo gjithçka në realitet shkon ashtu siç mendoni ju në imagjinatën tuaj. Ju e keni parë që kështu ka ndodhur.

3. Të kërkosh miratimin e njerëzve të tjerë
Një person i vetëdijshëm gjithmonë do të dojë të dëgjojë pohimin e meritave të tij nga të tjerët, duke mos ditur se ky kërkim i lëvdatave nuk do të sjellë ndonjë kënaqësi. Çdo kritikë do të jetë e barabartë me fundin e botës. Çfarë duhet të bëni: Mësoni të kuptoni vetë vlerën tuaj. Bëhuni miku juaj më i mirë.

2. Humbja e kohës në argëtime të padobishme
Nëse i mbytni dështimet tuaja duke bërë pazar ose duke parë televizor, thjesht harxhoni kohë dhe energji që mund të kishit shpenzuar për vetëpërmirësim. Çfarë duhet të bëni: Më mirë t’i ktheni ndjenjat tuaja negative në energji për të ndryshuar jetën tuaj. Studioni, krijoni, gjeneroni ide në fushat që ju interesojnë dhe do të ngriheni menjëherë sërish në këmbë.

1. T’u jepni shumë domethënie dështimeve të mëparshme
Qëndrimi tek gabimet e të kaluarës dhe mendimi se çfarë humbësish jeni në sytë e të tjerëve, për shkak se dështuat në një projekt të rëndësishëm në vitet nëntëdhjetë, nuk do ju sjellë aspak vetëbesim. Çfarë duhet të bëni: Pranoni faktin që keni bërë atë që mundët në ato rrethana. Analizoni përparimin tuaj të deritashëm. Tregojini pak dashuri e simpati vetes. Jini të sigurtë se njerëzit e kanë harruar prej kohësh gabimin tuaj, sepse ata mendojnë kryesisht për veten e tyre. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: vetbesimi, Zakone

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Pro Kicker Frenzy