Si të bëheni person më i mençur vetëm përmes internetit – Lajmi.net
Si të bëheni person më i mençur vetëm përmes internetit
Autori: Lajmi.net Lifestyle 8:30, 23 February 2018
Në vitet e fundit interneti ka evoluar me të madhe, e veçanërisht platforma YouTube.

 

Dikur YouTube ka qenë vetëm një vend ku njerëzit kanë kërkuar për video qesharake të maceve apo qenve duke bërë gjëra interesante, ndërsa tani është bërë vend mjaft edukativ pasi që në të mund të gjeni shumë video të cilat do t’ju ndihmojnë ta aftësoni veten në fusha të ndryshme, transmeton Telegrafi.

 Më poshtë i gjeni disa kanale të YouTube përmes së cilave mund të bëheni shumë më të mençur dhe padyshim do t’i zgjeroni njohuritë tuaja të përgjithshme.

“MinutePhysics”

Ky kanal ka filluar duke i shpjeguar konceptet e fizikës brenda një minute. Sidoqoftë, pas një kohe gjatësia e videove është zgjatur për më shumë se disa minutave.

Henry Reich është krijuesi i këtij kanali i cili shpjegon në mënyrë shumë të qartë konceptet e fizikës, dhe tanimë ky kanal është ndër më të famshmit në YouTube me miliona shikues dhe dashamirës të fizikës si Neil DeGrasse Tyson.

“Kurzgesagt – In a nutshell”

Kurzgesagt është kanal i cili ka startuar nga studio e animacionit me bazë në Munnich, Gjermani.

 Videot e tyre janë me kualitet të lartë dhe nivel të lartë të shpjegimit përmes mënyrave shumë argëtuese. Ata kanë postuar video duke shpjeguar gjëra si sistemi i imunitetit të njerëzve e deri tek Paradoksi Fermi.

“Big Think”

Në videot e këtij kanali shpeshherë mund të gjeni edhe ekspertë dhe persona të famshëm si Bill Clinton, Bill Nye etj., e që të gjithë synojnë t’ju ndihmojnë të bëheni më të mençur sa më shpejt.

Ata kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të eksploroni ide të mëdha dhe aftësi të ndryshme që jua definojnë njohuritë, e që mundësojnë t’i aplikoni të gjitha gjërat që i mësoni në pyetjet dhe sfidat që do t’i keni në jetë.

“ASAP Science”

AsapSCIENCE është kanal i YouTube i krijuar nga dy kanadezë, Mitchell Moffit dhe Gregory Brown. Kanali prodhon video javore që i prekin shumë tema të ndryshme shkencore. Videot e tyre janë rreth shkencës, me shumë episode ku diskutohen funksionet e trupit si për sa orë gjumë kemi nevojë, cilat janë efektet e kafeinës në trupin tonë etj.

Vsauce

Vsauce është krijuar nga personaliteti i internetit dhe filozofi Michael Stevens. Ky kanal përmban video që lidhen me tema shkencore, filozofike, kulturore etj. Videot më të shikuara të këtij kanali janë rreth fakteve të ndryshme në aspektet e shkencës, matematikës, antropologjisë dhe filozofisë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO