Si munden rrjetet sociale të ju ndihmojnë të gjeni personin e duhur?

Një studim i ri sugjeron se njerëzit të cilët njoftohen në rrjete sociale janë më të lumtur në lidhjet e tyre se sa njerëzit që janë njoftuar jashtë rrjeteve sociale.

Lifestyle

04/07/2014 20:08

Jeffrey Hall, profesor i Studimeve të Komunikimit në Universitetin Kansas, ishte i befasuar kur mësoi se 7% e njerëzve ishin martuar pasi që ishin njoftuar në internet në faqet si Facebook, Twitter, MySpace.

“Ishte me të vërtetë e habitshme sepse marrdhëniet romantike nuk janë qëllimi i këtyre faqeve”, tha ai për të dhënat që ishin ardhur nga eHarmony, një faqe për njoftime online.

Hall vendosi të hetojë lidhjet dhe të mësojë më shumë për ata të cilët ishin takuar në këtë mënyrë dhe sa mirë martesa e tyre ishte duke shkuar. Mostra përfshiu 19,131 pjesëmarrës që ishin martuar mes viteve 2005-2012, dhe ishin pyetur se ku ishin njoftuar, në faqe të internetit për takime; e-mail ose biseda të menjëhershme; komunitete të tilla si chat dhomat ose lojëra virtuale apo faqe të rrejteve sociale.

Ata të cilët u takuan në faqet e rrjeteve sociale kanë qenë më të rinj, të cilët ishin martuar kohët e fundit dhe African American pastaj i krahasoi ata që u takuan në mënyra të tjera në internet.

Për më tepër, partnerët të cilët u takuan nëpërmjet rrjeteve sociale kanë raportuar se janë po aq të lumtur sa ata të cilët ishin njoftuar në faqe të internetit për takime, dhe më të kënaqur se ata të cilët u takuan në komunitete online. Ajo që befasoi Hall-in ishte se, marrëdhëniet që ishin dalur nga rrjetet sociale ishin më të lumtura se ata që ishin takuar jashtë internetit, në mënyra të ndryshme.

“Unë kam qenë shumë i befasuar prej këtyre rezultateve”, thotë ai. “Unë mendoj se rrjetet sociale janë versioni dixhital i njoftimit me dikënd njëjtë sikur përmes shokëve”.

Kjo mund të shpjegojë se pse martesat të cilat filluan nga rrjetet sociale ishin më pak të prirura për të përfunduar me divorc se sa ato që kishin filluar nga faqet e takimeve online.

Faqet e rrjeteve sociale gjithashtu kanë një tjetër avantazh të mundshëm mbi shërbimet për takime, sepse nuk janë të ngarkuara me presionin e përpjekjeve për të gjetur dashurinë. Përderisa nuk ka kësi lloj filterë në faqet si Facebook, sigurisht se njoftimi me dikë do të jetë më i sinqertë në përgjithësi.

Rezultati? Bisedat, vërejtjet dhe ndërveprimet në rrjetet sociale mund të jenë më shumë të rastësishme dhe ulin rrezikun, lirojnë presionin dhe pritjen nga një takim të mundshëm. “Pjesërisht, rrjetet sociale sigurojnë një rrezik më të ulët, dhe një shans më të madh për të takuar dikë”, thotë Hall.

Sigurisht, të dhënat në rrjetet sociale pasqyrojnë sjelljet e mëhershme se sa mënyrat që njerëzit i përdorin faqet sot. Për shembull, Facebook ka tejkaluar në vitin 2008 MySpace, si burim kryesor i bashkëveprimit në internet. Dhe rritja në lejimet në moshë të përdoruesve të Facebook mund të ketë një efekt mbi rezultatet që Hall ka gjetur. Ndërsa është e mundur që njerëzit të cilët takohen dhe martohen përmes rrjeteve sociale mund të jenë gjithmonë më të rinj, është gjithashtu e mundshme që sa më shumë njerëz që kyqen në faqe, duke përfshirë edhe ata që janë në kërkim të një shansi të dytë, mund të tërheqin moshën mesatare.

Ajo që rezultatet tregojnë është se ne nuk duhet në mënyrë të shpejtë ti konsiderojmë rrjetet sociale si një mjet të rëndësishëm për të gjetur dashurinë në shekullin 21. Sipas sondazhit të Pew Research Center, në vitin 2013, 24% e përdoruesve të internetit kanë flirtruar me dikë në internet, krahasuar me 15% në vitin 2005. Dhe gjetjet e Hall sugjerojnë se këto flirtrime, nëse janë nga rrjetet sociale, mund të dërgojnë në një marrëdhënie kuptimplotë, dhe në një martesë të lumtur.