Shumë lypsarë vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi…

Numri i lypsarëve në Kosovë po shtohet gjithnjë e më shumë, duke shkaktuar rrezik për qytetarët.

Lajme

03/08/2014 11:30

Disa lypsarë janë shndërruar në “mafie” dhe po punojnë sipas hierarkisë, disa janë lypsarë të hallit, ndërsa ka prej tyre që lëmoshën e shpenzojnë në pije alkoolike, drogë ose prostitucion. Shteti, ndërkaq është shumë pasiv me këtë kategori, shkruan gazeta Zëri.

Alber Kinolli, nga Partia Rome e Bashkuar E Kosovës, kërkon banorët e këtij komuniteti të trajtohen si shtetas kosovarë,m dhe jo si shtetas rezervë.

Sipas Kinollit, lypsarët e këtij komuniteti që shihen  nëpër rrugët e  Prishtinës,  Prizrenit, Pejës e qytete tjera vijnë kryesisht nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi…dhe për këtë dëshmon dialekti që ata e përdorin. (Zëri)