Shuhet Windows Phone

Microsoft do të ndalojë zhvillimin e aplikacioneve dhe harduerit të ri për Windows Phone.

Auto & Tek

10/10/2017 15:06

Gjatë fundjavës, Joe Belfiore nga Microsoft, përmes rrjetit social Twitter ka njoftuar se do të ndërpritet zhvillimi i aplikacioneve dhe harduerit të ri për Windows Phone, transmeton Express.

Ai ka njoftuar se përkrahja për telefonët e tanishëm do të vazhdojë me arnime të sigurisë dhe problemeve tjera.