Shtyhet shitja e disa ndërmarrjeve bujqësore
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar për shtyrjen e shitjeve të disa ndërmarrjeve bujqësore.
Lajme
AKP njofton se shtyhet shitja e Njësisë nr. 52 Pasuria Bujqësore Toka në Kosinë (LOT C), Ferizaj nga shitja përmes likuidimit 26.
Ndërkaq nga VALA 60, shtyhet shitja e ndërmarrjes së re “Tokë bujqësore Ratar Çagllavicë I sh.p.k.”, ndërmarrja e re “Tokë bujqësore Ratar Çagllavicë II sh.p.k.”, ndërmarrja e re “Ratar Prishtinë sh.p.k.”, si dhe ndërmarrja e re “Ratar Graqanicë sh.p.k.”.
Afati i fundit për parakualifikim për të marrë pjesë në tenderin e shitjes së aseteve në likuidim nr. 26 dhe Valës 60 të privatizimit është data 3 qershor 2014. Dita për dorëzimin e ofertave për asetet dhe ndërmarrjet në vijim është 10 qershor 2014, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.
(Kosovapress)