Shtrenjtohen pemët e perimet

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin mars 2014 është më i lartë për 0,2%, krahasuar me muajin shkurt 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2014 me muajin mars 2013 ishte 0,3%.

Lajme

14/04/2014 16:03

Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e “Indeksit të Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin mars 2014, raporton KosovaPress.

Për mars 2014 krahasuar me shkurt 2014, vërehet ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: Pemët (5,3%), perimet (1,0%) me një ndikim të përbashkët prej 0,2% në IÇK-it.

Ndërsa për mars 2014 krahasuar me mars 2013, vërehet ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Mish (3,4%), pemë (10,0%), duhan (6,6%), veshje (3,3%), këpucë (3,8%), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja tjera për dysheme (1,6%), shërbime hoteliere (2,8%), shërbime bankare (10,7%) me një ndikim të përbashkët prej 1,5% në IÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-5,8%), vajra dhe yndyra (-11,4%), perime (-4,1%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal- naftë dhe benzinë për (-3,4%), me një ndikim të përbashkët prej -1,2% në IÇK-it.